
Shoqëria civile, “Nisma Thurje” e Endri Shabanit gjithashtu edhe “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, janë bashkuar sot para SPAK në shenjë soliditeti për këtë institucion pas arrestimit të Veliajt.
Ata kërkojnë mbështetje për SPAK, pasi sipas tyre është SPAK po godet, siç e quajnë ata aleancën e qelbësirave.
Gjatë fjalës së tij Shabani tha se SPAK ka mbështetjen e popullit shqiptar.
“Jemi te gjithe bashkë kunder aleancës së qelbësirave. Jemi këtu për të mbështetur SPAK-un. Edi Rama doli haptazi duke sulmuar SPAK. Rama po prish provat, po intimidon dëshmitarët, ka shkuar në zyrën e Bashkisë dhe ka uzurpuar pushtetin vendor, ka dalë nga shinat. SPAK ka mbështetjen e popullit shqiptar. Kushdo që vjedh popullin shqiptar e ka vendin te burgu 313, te burgu i Durrësit, te burgu i Elbasanit. Askush mos të synojë politikën për të vjedhur popullin shqiptar“, tha Shabani.
Lini një Përgjigje