Deputetja e PD, Elda Hoti ka vjedhur kartat e deputetëve socialist për të penguar votimin.
Kjo situatë e paprecedentë ndodhi gjatë ndërprerjes së seancës plenare pas tensioneve mes deputetit Flamur Noka dhe ministrit Taulant Balla.
Ditën e sotme, seanca plenare në Kuvend u karakterizua nga tensione të shumta, aq sa degradoi deri në dhunë.
Flamur Noka tentoi të godasë ministrin Taulant Balla e kryetaren e Kuvendit me shishe uji. Para këtij incidenti të rëndë, ministria Balla po i përgjigje akuzave të Berishës sipas të cilit ministri Manja ka marrë 500 mijë euro nga çunat e Londrës.
Spiropali e përjashtoi Nokën nga seanca. Ndërkohë, teksa po largohej Noka e hodhi shishen edhe në drejtim të Spiropalit.
'Nëse e ktheni këtë seancë në mejdan dhe qenef, do mbyllet seanca dhe do përjashtohet ai që e përdor këtë fjalor dhe kalojmë në votim. Po ju paralajmëroj.
Keni prishur mikrofonët. Paralajmërim, vërejtje dhe përjashtim nga seanca. Ju paralajmëroj se do ketë pasoja. Ulu në vend.', tha kryetarja e Kuvendit.
Lini një Përgjigje