TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 14:30

“Merre këtë Sali se është i çmendur”/ Flamur Noka goditi me shishe Ballën, zbardhen detajet si nisi sherri (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Merre këtë Sali se është i çmendur”/
Kuvendi

Ditën e sotme në Kuvend po zhvillohen debate mes opozitës dhe mazhorancës, ku salla është përfshirë nga kaosi dhe tensione të forta.

Gjatë shkëmbimeve të akuzave, në një moment, ministri Taulant Balla i drejtohet Sali Berishës, duke iu referuar Flamur Nokës: “Merre këtë, se është i çmendur”.

Noka humbi kontrollin duke iu vërsulur vendit ku qëndronte Balla. Në vërshim e sipër, Noka hodhi në tokë një gardist e më pas mori një shishe ujë e goditi me të Ballën.

U desh ndërhyrja e Gardës për të tërhequr Nokën, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërpreu seancën dhe e përjashtoi deputetin e PD-së nga Kuvendi.

kuvendi flamur noka

Lini një Përgjigje