
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me qëndrimet e këtij të fundit ditët e fundit.
Murrizi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku akuzon kryeministrin se asnjëherë nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim mbi zyrtarët që kanë përfunduar para drejtësisë.
“Në 27 vite politikë dhe 12 vite Kryeministër, kurrë nuk ke mbajtur të njëjtin qëndrim për të njëjtin fenomen, por ke qenë me standarde të ndryshme njëlloj siç i thonë italianët: “ kthesave”.
Për disa ke thënë qe kush ha dardha, fiq, kumbulla dhe fruta pylli në të sëmës të shkoj.
Për disa që të djeg “tepsia” jote, ke thënë që në të sëmës të shkojë drejtësia dhe çfarë kam thënë më parë.
Në politikë mbahen qëndrime parimore jo ‘perimore’ që te ruash sa të mundesh surratin, nëse ke surrat në fakt.
Kjo vide tregon qëndrimin dhjaks për të njëjtin fenomen”, shkruan Murrizi.
Lini një Përgjigje