
Prokuroria e Posaçme ka reaguar indirekt mbi sulmet dhe deklaratat politike të këtyre ditëve. Si kryeministri Edi Rama ashtu dhe kreu i PD Sali Berisha nuk kanë ndalur qëndrimet ndaj SPAK.
Por prokuroria ka reaguar duke shpërndarë mesazhin e ambasadës së BE, e cila ka vlerësuar SPAK në gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025
Postimi i plotë:
Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025.
“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi të vitit 2016, konsolidimin e vazhdueshëm të së cilës BE-ja e mbështet dhe promovon si pjesë përbërëse e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. SPAK-u ka kontribuuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë”.
Lini një Përgjigje