TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 20:34

“Je patologjik!”, zbardhen detaje nga përplasja e Veliajt me Ols Dadon: Më erdhët në bashki natën e Vitit të Ri, kur më prek familjen...

Shkruar nga Pamfleti
“Je patologjik!”, zbardhen detaje nga përplasja e Veliajt me
Erion Veliaj-Ols Dado

Zbardhen të tjera detaje nga seanca e ditës së djeshme ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në seancë Veliaj ka thënë se një nga argumentet e SPAK për ta lidhur atë me një pasuri ishte se lodrat e djalit të tij ndodheshin në shtëpinë e gjyshes së fëmijës, duke e cilësuar këtë një absurditet:

Më keni përmendur pse janë lodrat e djalit tim te shtëpia e gjyshes së vet… për të thënë që meqë janë lodrat e djalit aty, qenka shtëpia ime. Unë besoj se çdo gjyshe mban lodra të nipërve e mbesave në shtëpi.”

Veliaj ka thënë se shifrat që SPAK ka publikuar në media janë të pavërteta dhe se ata kanë gërmuar në gjithë jetën e gruas së tij dhe të vetën, duke prodhuar tabela dhe shifra që nuk i përgjigjen realitetit:

Familja e Ajolës është një familje e vjetër me emër në shoqëri, që ka pasur bizneset e saj që nga viti 1995 dhe nuk mund të abuzohet me të ardhurat e një familjeje dhe shpenzimet e saj, duke ia faturuar vajzës dhe dhëndrit”, tha ai.

Duke folur për bashkëpunimin me SPAK, Veliaj tha se ai ka bashkëpunuar me SPAK dhe BKH deri në momentin e fundit: “Kam bashkëpunuar edhe kur erdhën të marrin shkresa në Bashki natën e Vitit të Ri. Por kur më prekni familjen, aty sigurisht që acarohem”.

Ai iu referua edhe disa mesazheve të shkëmbyera me një prej agjentëve të BKH, i cili i kishte kërkuar me SMS që gruaja e tij të paraqitej në SPAK. Në këtë moment, prokurori Olsi Dado, duke ngritur zërin, i është drejtuar Veliajt me fjalët: “Je patologjik!”

Pas kësaj, Veliaj ka thënë se "ju e keni ndarë mendjen çfarë do bëni dhe e gjithë kjo seancë është formale. Fakti që gjyqtari po ju pyet në sytë tanë se ç’masë duhet të marrë, tregon qartë standartin e këtij gjykimi".

Veliaj është shprehur se s’ka asnjë arsye që ai të mbahej në arrest me burg sepse nuk ka rrezikshmëri.

Ku qëndron rrezikshmëria ime, që më mbani në burg? Që do dal e do hap çerdhe e kopshte? Ajo që i kam kërkuar oficerit gjyqësor është të mos e njoftojnë bashkëshorten time me sms intimiduese, por ta lajmërojnë sipas rregullave proceduriale, dhe kjo është marrë si kërcënim dhe ju më mbani në burg”, mësohet t’i ketë thënë Veliajt prokurorit Dado dje në seancë.

Nga ana tjetër, Veliaj ka deklaruar se prokurori po i bën vetting që nga viti 2004.

Më tregoni ligjin që më nënshtron ndaj vettingut, më thoni që po më bëni vetting dhe do të përgjigjem si për vetting”, ka thënë Veliaj, raporton “Shqiptarja.com”.

Lini një Përgjigje