TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 21:27

Arrestimi i Veliajt, Berisha: Rama e lëshoi plotësisht, lau duart me të

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Veliajt, Berisha: Rama e lëshoi plotësisht, lau duart me

Kreu demokrat Sali Berisha duke komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me urdhër të SPAK, tha se e priste që të ndodhte në muajin dhjetor, ndërsa shtoi se Kryeministri Edi Rama e kishte lëshuar.

Në emisionin ‘Opinion’, Berisha tha se kundër kryebashkiakut janë zhvilluar 44 protesta te Bashkia.

“Arrestim i vonuar. Veliaj në historinë e këtij vendi, një ndër hajdutët më të shpërfytyruar. 130 mln Euro djegësi i Tiranës, nuk ekziston nam as nishan. Nuk u arrestua për djegësin sepse Arben Kraja, anëtar i organizatës kriminale, kishte të punësuar tek Erioni, edhe nipin dhe mbesën”, tha Berisha.

Dumani është pjesë e dosjes…

Sali Berisha: Siglim. Veliaj u bë problem botëror për djegësin dhe shumë gjëra të tjera. Mos mendo se nuk dinte Rama se po arrestohej. Rama e kishte lëshuar atë plotësisht, priste arrestimin e tij në Dhjetor. Nuk e donte arrestimin. Që Rama do të lante duart me Veliajn, unë e kam thënë. Veliaj nuk pranohej nga klani Rama si pasardhës i këtij klani dhe këtë Rama nuk ngurroi ta bënte të qartë. Nuk mund të them se ka qenë për arrest me burg, ka qenë për arrest të llojit të Arjolën, një arrest shtëpie, pastaj gjërat kanë qenë aq…

Lini një Përgjigje