TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 22:36

“Sille këtu Batonin të flasë, se ishte aty”, Berisha tregon çfarë ndodhi në zyrën e Ramës: Ka qenë gjithë ditën duke thyer karrige

Shkruar nga Pamfleti

“Sille këtu Batonin të flasë, se ishte aty”, Berisha

Një reagim emocional i Kryeministrit Rama në fillim të javës duke i rënë tavolinës, ka bërë xhiron e mediave sociale.

Rama tha se ishte emocional për shkak se defekti teknik i ndërpreu komunikimin me qytetarët.

Por sipas Sali Berishës, kjo sjellje e Kryeministrit Rama tregon tjetër situatë.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha tha se Kryeministrit Rama i ka ardhur fundi.

Madje sipas Berishës, atë ditë që i ndodhi incidenti, Rama ka thyer edhe karrige. E sipas tij dëshmitar ka qenë edhe një gazetar.

Ai është i shkallmuar tani. Erdhi në fundin e tij ai. E mori fundin. Ai pardje ka qenë gjithë ditën duke thyer karrige, sille këtu Baton Haxhiun të flasë, sille, se ka qenë me të aty. Vazhdoi ajo historia e tavolinave”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje