TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shkurt 2025, 22:17

Berisha i vendosur në shkrirjen e SPAK: Nëse vijmë në pushtet, drejtësia do reformohet

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i vendosur në shkrirjen e SPAK: Nëse vijmë në

Nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, reforma në drejtësi do të ndryshojë.

Kështu thotë kreu i PD Sali Berisha, i cili në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan i është referuar SPAK-ut.

Sipas Berishës, do të thërrasë Komisionin e Venecias dhe do të skanohet puna e prokurorëve të SPAK, që sipas tij, nëse rezultojnë se nuk kanë vepruar ose bashkëpunuar me krimin, do të largohen nga detyra.

Secili prej tyre që ka fjetur mbi dosjet e krimit do shkojë te kriminelët. Do ndryshojë drejtësia. Nuk mundet të më imponojë kush të mbaj kriminelë në detyrë. Do marr Komisionin e Venecias, do vemë dosjet përpara, sepse këta zotërinjtë në vend se të kërkojnë ndihmën e publikut…unë kërkova komisionin e të vërtetës, kurse këta i shpallin sekret shtetëror lidhjet e krimit me politikën”, tha ai.

Më herët, në Opinion, Sali Berisha përmendi se reformimin e drejtësisë së re do ta bëjë përmes Komisionit të Venecias dhe referendumit popullor, por përjashtoi kategorikisht një bashkëpunim me Edi Ramën.

Lini një Përgjigje