TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2025, 08:30

“S’mund të fitoni duke burgosur opozitën”/ Berisha nuk i ndahet zëvendësit të Trump: Mesazhi i JD Vance ishte për Ramën

Shkruar nga Pamfleti
“S’mund të fitoni duke burgosur opozitën”/ Berisha
JD Vance dhe Berisha

“Nuk mund të fitoni një mandat në mënyrë demokratike duke censuruar kundërshtarët apo duke i arrestuar ata. Pavarësisht nëse lideri i opozitës apo një i krishtertë i përulur, i cili po lutet në shtëpinë e tij apo një gazetar, i cili po përpiqet të raportojë një lajm”, ka qenë ky një pjesë e fjalimit të Zv/Presidentit të SHBA, JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që Sali Berisha sigurisht do hidhej në sulm për ta përdorur për fitime personale.

Këtë deklaratë, kryedemokrati Sali Berisha e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale duke thënë se këto fjalë të thëna nga Vance i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër Edi Ramës.

Kryeministrin Rama e quan “kukull të George Sorosit” të cilin e akuzon se sipas tij “arrestoi 3 liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt”.

“Këto fjalë i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër Edi Ramës, kukullës së George Sorosit në Tiranë, i cili arrestoi 3 liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Berisha.

 

jd vance berisha rama

Lini një Përgjigje