TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2025, 08:47

Rama thirrje emigrantëve: Shqipëria nuk është ajo që duket në TV, kthehuni në atdhe!

Shkruar nga Pamfleti
Rama thirrje emigrantëve: Shqipëria nuk është ajo që
Edi Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podcastin e tij ditën e sotme u bëri thirrje emigrantëve për t’u kthyer në Shqipëri për të investuar në atdhe.

Sipas tij, Shqipëria nuk është zi, por një vend komplet tjetër nga ç'ka qenë.

Rama, theksoi se kur korrupsioni luftohet realisht “perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet”.

“Kush nuk provon është e sigurt që nuk realizon, atë që do të donte. Kush provon edhe mund të dështojë, por them që Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht dhe nuk është Shqipëria ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi.

Këtë javë kemi diskutuar pse kur korrupsioni fillon luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet sepse fillon dhe ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim. Ndërkohë që jemi komplet një vend tjetër”, tha Rama.

 

rama thirrje emigrantëve

Lini një Përgjigje