TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2025, 17:47

Sulmet e Berishës ndaj SPAK, Paloka tregon arsyen pse 'është zbutur' kreu i PD

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Berishës ndaj SPAK, Paloka tregon arsyen pse 'është

Deputeti demokrat Edi Paloka tha se brenda PD, ka një zbutje të gjuhës së liderit të PD Sali Berisha.

Ai u shpreh se nëse SPAK do të arrestojë dhe kryeministrin Rama, është gati të kërkojë falje për gjithçka është shprehur ndaj këtij institucioni.

“Berisha e tha, brenda SPAK mund të ketë dhe individë me integritet. Unë nuk kam ndërruar mendim, SPAK është përdorur kundër opozitës dhe po e shohim. E pranoj, Berisha dha mendimin e tij dhe është njëlloj zbutje e qëndrimit të mëparshëm, por jo ndryshim i mendimit të asaj që ka ndodhur deri tani.

Mund të jetë ndryshimi i qëndrimit të SPAK, arsyeja e shfazimit të Ramës.

E kam thënë dikur, nuk e di a e kam thënë dhe këtu në studio, unë do i kërkoj falje SPAK nëse një ditë do arrestojë edhe Edi Ramën.

Do ta ul dinjitetin, jam gati ta ul veten dhe t’i kërkoj falje nëse do e çojë kryehajdutin në burg. Kam thënë që këto janë show, arrestime me regji që bëhen për interesa të Ramës, por nëse arrestohet ai, do kërkoj falje e paskam pasur unë gabim”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje