
Deputeti i PD, Edi Paloka duke folur për lajmin më të bujshëm të kësaj jave, arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, u shpreh se ishte në dijeni para se urdhri i SPAK të ekzekutohej.
I ftuar në News 24, Paloka sqaroi se pak minuta para se agjentët e BKH-së t’i shkonin në zyrë Veliajt, ai ka pasur në dorë informacionin se do të arrestohej, por nuk dha detaje se nga ku e kishte marrë këtë informacion.
“Unë e mendoja arrestimin, për Veliajn kam thënë që këtë nuk e arrestojnë se u duhet për zgjedhje, por ky ishte i vetmi lajm që mund të sfumonte lajmin e ardhjes së LaCivita-s.
Pa e menduar që aksioni i Ramës do të ishte arrestimi, në momentin që Berisha doli në konferencë për shtyp me të dërguarin e Trump, LaCivita, shkrova në grup se tani prisni që Rama të sajojë ndonjë lajm për të sfumuar këtë.
Për pak minuta më ka ardhur dhe lajmi se mund të arrestohej Veliaj dhe ende nuk ishte ekzekutuar urdhri, dhe e kam shkruar dhe këtë në grupin e deputetëve”, tha Paloka.
Megjithatë kjo deklaratë ngre dyshime të forta se kush e ka informuar Edi Paloka për arrestimin i Erion Veliajt para se urdhri të ekzekutohet? Janë të njëjta pikëpyetje lidhur me kush ka informuar Lulzim Bashën mbi sekuestrim e parave në Toyota Yaris, ose Gazment Bardhin mbi përgjimet e Sky Ecc qe ai ka zbardhur në Kuvend, por që ishin dhe janë në dispozicion vetëm të SPAK.
Lini një Përgjigje