TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2025, 18:05

“Të akuzojnë për korrupsion, por je vetë krimi”, Petro Koçi-Berishës: Të kujtohet si e rrëmbeu SHIK-u yt Kiço London?

Shkruar nga Pamfleti

“Të akuzojnë për korrupsion, por je vetë krimi”,

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ka kujtuar ish-kryeministrit Sali Berisha rrëmbimin e Kiço Londos në vitin 1996.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçi kujton gjithashtu se Londo ishte dhunuar me shishe plastike të mbushura me ujë dhe e akuzon Berishën si përgjegjës për krime të shumta.

“Ty të të akuzojnë vetëm për korrupsion madhor është eufemizëm politik. Je vetë krimi!”, shkruan ai.

“Sali, të kujtohet si e rrëmbeu SHIK u yt Kiço London në ’96-ën?

U bëtë gati ta qëronit si Remzi Hoxhën por shpëtoi se disa njerëz të guximshëm në poste dhe Din Bega më rrëfyen itinerarin, automjetin dhe oraret e veprimeve gjatë rrëmbimit.

Dhe jua zbërtheva skemën që të nesërmen në shtyp.

Te kujtohet si e qellonit me shishe plastike te mbushura me uje?

Ty te te akuzojne vetem per korrupsion madhor eshte eufemizem politik. Je vete krimi!

Te kujtohet Sali? Eshte ky Kico qe lumturohet ose trishtohet per teater! Kujtohu Sali dhe rrefeja LaCivitas!”, tha Petro Koçi.

Lini një Përgjigje