TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2025, 11:28

"Mesazhi që dha zv.presidenti i SHBA-ve ishte për Ramën", Berisha: Kërkon të mbyllë TikTok-un se nuk duron dot kritikat e të rinjve

Shkruar nga Pamfleti

"Mesazhi që dha zv.presidenti i SHBA-ve ishte për

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama ishte në Konferencën e Sigurisë në Mynih si një kryeministër që ka arrestuar liderët e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit ekonomik të PD, Berisha tha se mesazhi që dha zv.presidenti i SHBA-ve, Vance ishte direkt për kryeministrin Rama.

Më tej, ai shtoi se Rama kërkon të mbyllë Tik Tok-un, pasi sipas tij nuk duron dot kritikat e të rinjve

"Atë mesazh të presidentit Trump e solli më të qartë në konferencën e sigurisë në Mynih zv. presidenti i SHBA-ve, i cili u shpreh se për ju rreziku më kryesor nuk është kina dhe Rusia, por e keni brenda jush, e keni në qëndrimin ndaj lirisë, vlerave dhe ky ishte një paralajmërim i ndershëm dhe shumë i fortë. Nëse nuk na bashkojnë vlerat, secili në punën e vet.

Sa jetike dhe vendimtare për paqen në Evropë është prania e SHBA. por sa e rëndësishme për SHBA dhe Evropën është mbrojtja e vlerave të lirisë dhe njerëzve të lirë.

Parmbrëmë në Mynih, nëse kishte një njeri që në mënyrën më konkrete i takonin pikë për pikë ato për të cilat foli JD Vance, ishte Edi Rama. Ai ishte aty si kryeministri që ka arrestuar tre lider të opozitës. Ai ishte aty si censori do të mbyllë tik tok se nuk duron dot kritikat e të rinjve", tha Berisha.

Lini një Përgjigje