TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2025, 16:32

Erion Veliaj nxjerr fotot: Si mashtron 'Ols ndërtuesi' për shtëpinë e vjehrrit tim në Qerret!

Shkruar nga Pamfleti
Erion Veliaj nxjerr fotot: Si mashtron 'Ols ndërtuesi' për
Veliaj dhe vjehrri i tij i ndjerë

Akuzat për vilën në Qerret, Veliaj nxjerr fotot e vjehrrit të tij nga banesa...

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme. 

Përmes një reagimi të postuar në rrjetet sociale nga njerëz pranë tij, Veliaj është ndalur te vila në Qerret, ku SPAK e akuzon se është e tij dhe ai nuk e ka deklaruar.

Veliaj shprehet se në fakt vila është e vjehrrit të tij, i cili nuk jeton më. Vetë SPAK ka shkruar në dosje se Aben Xoxa nuk ka shkuar kurrë në atë ndërtesë, por Veliaj ka nxjerrë fotot e tij nga shtëpia. Madje kryebashkiaku nuk është kursyer as ndaj prokurorit Olsi Dado.

Ndërtuesi prokuror, pretendon se shtëpia e Arben Xoxës në Qerret - të cilën e ka pasur që përpara se të isha unë në politikë, madje apartamentin fillestar, përpara se të martohesha me Ajolën - nuk është në fakt e tija, por e imja.  Po me cilat prova? Ols ndërtuesi thotë se shoferi i 4 muajve të fundit të jetës së Arbenit nuk e ka çuar në plazh. Më fal, por nëse 4 muajt e fundit të jetës ishte pacient me tumor në kokë, nën regjimin spitalor të doktor Petrelës, pse do shkonte në plazh? Dhe i pasëmurë, pse do vente robi në plazh në dimër, Nëntor, Dhjetor, Janar, Shkurt?

Madje, Ols violina, insiston se Arben Xoxa s’ka qenë kurrë në shtëpinë e tij! Po mirë, po ky në foto kush është? Ndjesë pastë, aty është edhe Ganimet Vendresha, gjyshja e ndjerë, ish primabalerina e parë në TOB te shfaqja ‘Halili & Hajria’. Bashkë me ta, sopranoja e pianistja e njohur, duke drekuar”, shprehet Veliaj.  

Erion Veliaj nxjerr fotot: Si mashtron 'Ols ndërtuesi' për
Fotot e publikuara nga Veliaj

Postimi i plotë

Të dashur miq e dashamirës,

Këtë muaj mbushen 6 vjet nga vdekja e Arben Xoxës, qytetar model, një njeri i letrave trashëguar prej Jakovit, profesor, drejtues i RTSH-së, botues i Botimeve Enciklopedike dhe sipërmarrës i suksesshëm pas viteve '90. Këtë muaj do duhej ta përkujtonim me respekt, por me vendim të ndërtuesit noter Olsi Dado, po persekutohet edhe në atë botë!

Ndërtuesi prokuror, pretendon se shtëpia e Arben Xoxës në Qerret - të cilën e ka pasur që përpara se të isha unë në politikë, madje apartamentin fillestar, përpara se të martohesha me Ajolën - nuk është në fakt e tija, por e imja.

Po me cilat prova? Ols ndërtuesi thotë se shoferi i 4 muajve të fundit të jetës së Arbenit nuk e ka çuar në plazh. Më fal, por nëse 4 muajt e fundit të jetës ishte pacient me tumor në kokë, nën regjimin spitalor të doktor Petrelës, pse do shkonte në plazh? Dhe i pasëmurë, pse do vente robi në plazh në dimër, Nëntor, Dhjetor, Janar, Shkurt?

Madje, Ols violina, insiston se Arben Xoxa s’ka qenë kurrë në shtëpinë e tij! Po mirë, po ky në foto kush është? Ndjesë pastë, aty është edhe Ganimet Vendresha, gjyshja e ndjerë, ish primabalerina e parë në TOB te shfaqja ‘Halili & Hajria’. Bashkë me ta, sopranoja e pianistja e njohur, duke drekuar!

Që Ols dështaku në violinë, as në ëndërr s’do ulej dot me kaq artistë, kjo s’do mend! Por, fotoja, si minimum, është bërë kur njerëzit ishin gjallë - apo jo Sherlock? Pra, të paktën 6 vite më parë, zoti sigurims? Pra, si minimum, verën e 2018-ës, se janë me veshje me mëngë të shkurtra, e gjatë dimrit, i zoti i shtëpisë zuri spitalin e ndërroi jetë në Shkurt 2019. Po si, atëherë, pretendon që s’ka qenë kurrë?

Po unë pse s'do e deklaroja po ta kisha? Po tani ç'të bëj? Djali të mos vejë te gjyshja me lodra, se i veshin pronën? Pra, po kjo gjykatë, që i thotë Saliut vila në Lalëz është e vajzës, ndaj mund të shkosh, i thotë nipit të Arben Xoxës, ti nuk mund të vesh te gjyshja? Dhe këtë e bekon adashi kasap, gjykatësi i thertores Erjon Bani: Të gjithë të barabartë para ligjit, por disa - si Sali kërma - më të barabartë se të tjerët!

Në fund, ky prokuror pervers, që sillet si hasani i grave të botës, ka fuqinë të ta fyejë inteligjencën në mënyrën më mbresëlënëse! Beni vërtet s'jeton më, por të paktën ju kursyen ditët kur drejtësia ka përfunduar në llogjikën njëqelizore të një parameci funksional!

Një të dielë plot diell e dashuri për të gjithë!

Lini një Përgjigje