
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka po zhvillon një takim me shqiptarët në Hamburg, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit dhe votës së diasporën.
Gjatë fjalës së tij, deputeti Noka u shpreh se për qeverisjen e PD-së dhe Sali Berishës, diaspora do të jetë një prioritet, duke i ofruar ndihmë. Ai tha gjithashtu se me qeverisjen e PD do të vendoset edhe karta e konsumatorit, që do të rimbursojë TVSH e produkteve të shportës.
“Berisha dhe PD si ideues dhe projektues i të drejtës së votës për diasporën, besojnë tek fuqia e vullnetit tuaj për një Shqipëri ndryshe, normale dhe të barabartë për të gjithë. Një Shqipëri të jetueshme.
Fuqia e ndryshimit të Shqipërisë qëndron në duart tuaja dhe vota juaj do t’i japë një shans historik transformimit të vendit. Regjistrohuni, mos neglizhoni, shpresa është tek ju.
Ne kemi një paketë emergjence që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Ne kemi vendosur që Shqipëria të ketë një minimum jetik ndër të cilit nuk duhet të jetojë asnjë njeri, qoftë i papunë, me ndihmë ekonomike, apo pensionist.
200 euro minimumi jetik për çdo shqiptar që të mos ketë kush nevojë që të ju fusë ju në sakrificë për ti mbajtur ata. Detyra është e qeverisë që të përballojë shpenzimet e familjeve dhe familjarëve tuaj. Nuk do të ketë në Shqipëri, nën qeverisjen e PD dhe Sali Berishës, rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do të ketë rrogë mesatare nën 1200 euro”, tha Noka.
Lini një Përgjigje