TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2025, 18:27

“SPAK nuk ka asnjë provë”/ Ju drejtua Apelit, zbulohen argumentet e mbrojtjes së Erion Veliajt

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK nuk ka asnjë provë”/ Ju drejtua Apelit, zbulohen

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ju drejtua sot Apelit të Posaçëm përmes avokatëve të tij, duke ankimuar vendimin e Shkallës së Parë që e la atë në “arrest me burg”.

Sipas vetë avokatëve, SPAK nuk ka asnjë provë që të vërtetojë akuzën e korrupsionit. Sipas tyre, akuza e bazuar në nenin 260 të Kodit Penal bazohet tërësisht në supozime. Ata kërkojnë masë më të butë për kryebashkiakun. 

Ja disa nga argumentet e mbrojtjes

-Prezumohet që z. Erion Veliaj ka favorizuar persona juridikë dhe administratorë të tyre që po hetohen për nenin 245 të Kodit Penal, pasi paskan përfituar padrejtësisht fonde apo punë publike nga Bashkia Tiranë, por ka një mungesë totale të provueshmërisë së këtij fakti penal të pretenduar, duke ia atribuuar këtë akuzë në nivel aludimesh, të pamjaftueshme edhe për standardin që kërkohet në lëndë mase sigurimi, atë të dyshimit të arsyeshëm, i cili rezulton të jetë i pabazuar në prova;

-Të hetuarit mohojnë çdo element kundërligjshmërie përgjatë aktivitetit të tyre lidhur me Bashkinë Tiranë dhe në tërësi vepra penale e parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal nuk formësohet në asnjë prej elementeve të saj;

-Në të njëjtën nivel paprovueshmërie rezulton edhe fakti tjetër që z. Veliaj i atribuohet, firmosja e disa urdhrave të shpenzimeve për projekte artistiko-kulturore të financuara nga Bashkia Tiranë, ku përfitues paraqiten disa OJF apo shoqërive me përgjegjësi të kufizuar që organi i akuzës i paraqet si të zotëruara në mënyrë indirekte nga znj. Xoxa dhe familjarë të saj.

Se për këtë fushë të aktivitetit të Bashkisë Tiranë, aktiviteteve kulturore, artistike, rinore e sportive, prej vitit 2016 e në vijim, Këshilli Bashkiak si organ përfaqësues i Bashkisë Tiranë, ka vendosur që të miratojë ngritjen e një Këshilli Artistik-Kulturor, në përbërje të të cilit janë 9 anëtarë emra të shquar të jetës artistike, kulturore e sportive të vendit. Është pikërisht ky këshill organi kolegjial që vendos për miratimin e projektit konkret që do të financohet nga Bashkia Tiranë.

Lini një Përgjigje