TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2025, 17:01

"Nesër para SPAK-ut"/ Berisha vijon me metodat e vjetra, thërret protestë para Prokurorisë së Posaçme

Shkruar nga Pamfleti

"Nesër para SPAK-ut"/ Berisha vijon me metodat e vjetra,

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet ditën e nesërme në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga Apeli i GJKKO-së.

Ndërkohë Partia Demokratike, në një mesazh shpërndarë strukturave të saj, ka thirrur sërish protestë para SPAK. Protesta planifikohet të zhvillohet ditën e nesërme në orën 09:30.

Edhe pse ka ndryshuar retorikën kundër SPAK-ut, Berisha vijon sërish me metodat e vjetra duke mbledhur mbështetësit e tij para Prokurorisë së Posaçme dhe kundërshtuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij. Ndërkohë, më herët Berisha ka kundërshtuar praninë e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para SPAK dhe akuzoi policinë se refuzoi të marrë masa për garantimin e situatës.

“Të dashur miq. Nesër ditën e hënë në ora 9:30 sërish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP. Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty. Në orën 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e PD.

Kryedemokrati do të duhet që të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, ekzaktësisht të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Në muajin dhjetor, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha u lirua në 27 nëntor 2024 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohej si i përfshirë në dosjen “Partizani”.

 

Lini një Përgjigje