TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 12:27

Sula nxjerr fustanin në parlament: Ja ku shkuan paratë e taksapaguesve! 

Shkruar nga Pamfleti
Sula nxjerr fustanin në parlament: Ja ku shkuan paratë e
Dashnor Sula

Deputeti demokrat Dashnor Sula, gajtë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare ka ironizuar shumën e shfrenuar që akuzohet se Ajola Xoxa ka shpenzuar për veshje dhe bizhuteri. 

Sula ka nxjerrë një fustan në foltore duke treguar se ku shkuan paratë e taksapaguesve shqiptarë. 

"Ja ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Bëjnë shpenzime që ‘e kanë nga aktivitete e tyre, por nga aktiviteti publik i bashkëshortëve. Unë e di që shumë zonja nga mazhoranca mund ta veshin një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra dhe s’e kanë për turp. Por, ka zonjë që konkurrojnë me koleget që të kenë vlera sa më të larta. Këto gratë e këtyre, e duan 2000-3000 euro dhe shumë e shumë çmime të tjera të larta. SPAK-ut i kërkoj që të mos merret vetëm me fustanet e bashkëshortes së Veliajt, por edhe me 5D e shumë të tjera. S’kishim dëgjuar kurrë që taksat e qytetarëve të Tiranës, t’i përdor kryebashkiaku me bandën kriminale.

Nuk ngopeni o njerëz, po ndaloni mo, lakuriq kemi ardhur, ashtu do ikim!", u shpreh Sula. 

 

Lini një Përgjigje