Deputetja e Partisë Demokratike Monika Kryemadhi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ajo hyri në ambientet e Prokurorisë së Posaçme me dy gishtat lart dhe duke qeshur.
Monika Kryemadhi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të vendimit të gjykatës. Ndaj Kryemadhit është caktuar masa “detyrim paraqitje” të hënën e parë të muajit.
Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë po hetohet nga SPAK për tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, pasi ndaj tij SPAK ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg".
Lini një Përgjigje