TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 11:42

Arrestimi i Veliajt, Rama shmang Kuvendin dhe reagon në Facebook: PS i hapi rrugën goditjeve në nivele të larta

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Veliajt, Rama shmang Kuvendin dhe reagon në Facebook: PS i hapi
Edi Rama

Teka mazhoranca dhe opozita janë një debat të fortë brenda Kuvendit për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'u përgjigjet virtualisht nga zyra e tij problemeve akutale që shqetësojnë opinionin publik.

Lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Rama përsëriti se ishte Partia Socialiste ajo forcë politike që i hapi rrugën goditjeve në nivele të larta.

“E udhëhoqëm ne dhe e ne realizuam Reformën në Drejtësi”, theksoi Rama.

Duke iu referuar deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, Rama theksoi se ata nuk kanë çfarë i bëjnë SPAK-ut, se “s’do marrin votat tona”.

'Me dolën te gjithë hajdute – thua ti. Epo jo, nuk janë kështu disa gjëra që duhet t’i sqarojmë. E para në tre mandate unë kam pasur nja 60 ministra dhe deri me tani dy ministra te mandatit te pare janë dënuar, nje tjetër mbahet ne paraburgim edhe pse mund te ndiqej ne gjendje te lire, po nuk eshte denuar dhe njeri, ish-zëvendëskryeministër ka marre arratinëpër t’i shpëtuardrejtësisë. 

Nga një ane këtojanë pasqyrë e vullnetit tone te hekurt politik për te mos penguar drejtësinë te beje punën e saj te pavarur, e ji i bindur se pa këtë vullnet kjo nuk ndodhte kurrë.

Nga ana tjetër, me ligj e me zakonin e vjetër shqiptar hajdut quhet dikush qe dënohet me prova, jo dikush qe dënohet dhe linçohet me gurë ne pazar pa prova. E njëjta logjike vlen edhe për nja 250 kryetare bashkie dhe deputete gjate këtyre viteve. Disa te dënuar po, e vërtetë, por te thuash te dolën te gjithë hajdute ështëti bashkohesh korit të blegërimave tëkopesë politiko - mediatike. Tani vijmë tek përgjegjësia. Mësoje nga unë se jeta është e gjatë dhe mund te të duhet. Edhe ne një familje, lere pastaj ne një organizate, kompani, parti a shtet te tere, përgjegjësia e shkeljes se ligjit nuk ështëdot kolektive, ështëvetëm individuale. 

Ndërsa moralisht familja, organizata, partia apo vete qeveria, mbajnëpërgjegjësipër si reagojnë ndaj rastit kur dikush nga anëtarët e tyre shkelin ligjin. Deri para se te behej Reforma ne Drejtësi, reagimi ishte marrja në mbrojtje dhe pengimi me çdo mjet i drejtësisë dhe linçim publik i njerëzve të drejtësisë. Ata qe duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh, përballe nesh, me përbetimin publik se ne 11 maj po u dhatëvotën do reagojnë duke e shkrire fare SPAK-un. Natyrisht, s’kanë për të marrë votën dhe SPAKU-t s’kanëçfarë i bëjnë fare.

Nga ana tjetër, ne mbetemi te palëkundur ne mbështetje të drejtësisë së re dhe reagimi ynë është drejtësia te bëjë punën e vet ne pavarësi të plotë dhe ne nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi, për rastin e vet konkret, por ama tani ka ardhur koha të ngremë zërin për standardet demokratike te proceseve. Sepse pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit.Për herë të parë në histori, ndërsa drejtësia europiane që duam për Shqipërinë 2030 është një drejtësi, ku pavarësia nuk mundet kurrsesi tëkthehet në asnjë rast në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e te drejtave te çdo individi. Pavarësi, profesionalizëm dhe garanci kushtetuese e ligjore përçdokënd që hetohet e gjykohet, po kurrsesi nuk duhet të poshtërohet në pazar e të merret peng pa gjyq dhe të tërhiqet zvarrë nëpër kanalet e lumit mediatik dhe politik me nxitje dhe ushqim nga brenda burimeve tëdrejtësisë.

Historia na i mëson të gjitha, mjafton të duam të mësojmë historinë. Dhe unë të ftoj të bësh atë që bëj unë, të mësosh historinë.', tha shefi i qeverisë.

Lini një Përgjigje