TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 11:40

“Jeni të përçarë”/ Klosi debat me Bardhin: Parti e ndarë në 4 pjesë, kjo është arritja juaj!

Shkruar nga Pamfleti

“Jeni të përçarë”/ Klosi debat me Bardhin:

Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ka debatuar me kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Nga fjala e tij në Kuvend, Klosi tha se propozimi i opozitës që diaspora të votojë edhe me dokumente të huaja, nuk mund të miratohet pasi vërtetësia e dokumentit nuk mund të verifikohet.

“Ti nuk i di hilet koleg, se nuk je pjesë e kupolës që vendos listat. Ti di çfarë thuhet dhe nuk e di çfarë mendohet. Unë nuk thashë dokument, por ajo që prodhohet me celular. Kërko në Google, i nderuar koleg, kjo foto që ta jep interneti, që mund të manipulohet në çdo moment. Kjo foto e ardhur nga Belgjike, nuk verifikohet dot”, tha Klosi.

Ai ka ironizuar opozitën, duke i thënë se këto 4 vite e vetmja gjë që kanë arritur është se nga një parti u bënë katër.

“Ne fitojmë se kemi shumë njerëz që punojmë, jemi të organizuar në çdo cep të Shqipërisë, në Greqisë, Italisë etj. Ne punojmë për votën, ndërsa ju për sherret. E vetmja gjë që keni bërë në këto 4 vjet, jeni zënë me njëri tjetrin. E vetmja gjë që mund të krenoheni është se nga një parti u bëtë 4”, u shpreh Klosi.

Lini një Përgjigje