TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 11:11

Përplasja SPAK-Polici, Bardhi: Ministri i Brendshëm gënjeu, duhet të shkarkohet

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja SPAK-Polici, Bardhi: Ministri i Brendshëm gënjeu, duhet
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, lidhur me situatën e krijuar para SPAK dhe GJKKO gjatë seancës për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Sipas Bardhit, ministri dezinformoi publikun duke pretenduar se policia nuk kishte dijeni për tubimin e organizuar para institucioneve të drejtësisë.

'Thërrisni në seancë ministrin e Brendshëm, që në seancën e kaluar gënjeu pa turp, duke na dhënë informacione të rreme që Policia nuk kishte pasur asnjë dijeni për prezencën e një turme para SPAK kur po mbahet seanca për masën ndaj Veliajt. SPAK dhe GJKKO kanë konfirmuar se kishin njoftuar për cenimin e ambienteve të sigurisë dhe në mënyrë të paprecedentë Policia e Shtetit, jo vetëm nuk kishte bërë detyrën, por ka refuzuar thirrjen e Gardës së Republikës. Nuk mund ta lëmë pa e kaluar këtë. Kjo do të thotë që kanë rënë themelet e shtetit. Jo vetëm duhet të dorëhiqet, po Ministri i Brendshëm duhet të shkarkohet.

Madje, qëndrimi i Policisë së Tiranës ishte akoma më idiot, kur thoshte se nuk tubimi ishte spontan. Kur tubi është spontan, quhet i paligjshëm.

Qëllimi ishte një: që Edi Rama me punonjësit e administratës i kërcënon jetën çdo prokurori dhe gjyqtari që jep vendime pa e pyetur.Zonja kryetare, thërrisni në seancë ministrin të japë llogari.', tha Bardhi në Kuvend.

gazment bardhi ervin hoxha

Lini një Përgjigje