Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” të caktuar nga Apeli i GJKKO.
Berisha u prit në hyrje të SPAK, nga militantët e PD-së dhe disa prej deputetëve.
Për mbërritjen e Berishës në SPAK, Partia Demokratike, i ka dërguar një mesazh strukturave të saj, përmes të cilit kërkon mobilizim për Berishën, sot në orën 09:30 përpara selisë së SPAK-ut.
“Të dashur miq. Nesër diten e hënë në ora 9:30 sërish Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP-it! Ju lutem te mobilizojme strukturat e degeve për të qenë të gjithë aty. Në ora 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin drejtuar strukturave të PD.
Vetë Berisha sulmoi Ramën dhe Veliajn, kur mbështetësit e Veliaj ishin përpara SPAK në mbështetje të kryebashkiakut.
Ai kërcënoi Ramën që të mos thërresë më mbështetësit në protestë para SPAK, pasi do përballet me revoltimin e popullit opozitar.
Kujtojmë se më 3 janar të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin riktheu masën e sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv.
Berisha u lirua më 27 nëntor 2024 nga masa e arrestit shtëpiak me vendim të shkallës së parë, por kjo vendimmarrje u rrëzua më pasnga gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi.
Ky i fundit e rrëzoi kërkesën e Berishës për shuarjen e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “arresti në shtëpi” dhe e zëvendësoi me masën e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Gjykata e urdhëroi Berishën të paraqitet përpara oficeres së policisë gjyqësore, Adelajda Metaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.
Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim.
I pandehur për të njëjtën vepër penale është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.
Lini një Përgjigje