TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 10:45

Çmendet Berisha, paralajmëron shkrirjen e SPAK: Prokurorët do burgosen!

Shkruar nga Pamfleti
Çmendet Berisha, paralajmëron shkrirjen e SPAK: Prokurorët do
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar sulmet ndaj SPAK dhe Altin Dumanit.

Berisha ka deklaruar se ky institucion nuk do të ekzistojë. Ai ka paralajmëruar shkrirjen e SPAK, duke thënë se prokurorët e lidhur me bandat do të ndëshkohen.

Jashtë godinës së SPAK ku u paraqit për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, kryedemokrati tha se institucioni duhet të shuhet me çdo kusht, ndërsa shtoi se SPAK nuk mund të kontrollojë telefonat e gjykatësve specialë. Sipas Berishës, SPAK ia tejkalon edhe drejtësisë së Enver Hoxhës dhe Hitlerit. 

“Të njëjtin fat do të kenë prokurorët e lidhur me bandat.

Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Ndjej keqardhje që rrëmbehej nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli është institucion për t’u shuar me çdo kusht.

Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve special ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur.

Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjen merre fund që këtu, kaq”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje