TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 11:09

Propozimi i PD për votën e Diasporës, Majko: Po përpiqet të ndryshojë rregullat e lojës

Shkruar nga Pamfleti

Propozimi i PD për votën e Diasporës, Majko: Po përpiqet

Deputeti socialist Pandeli Majko, ka komentuar propozimin e opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti deklaroi se propozimet e opozitës në lidhje me votën e diasporës vendosin një precedent të rrezikshëm. Ai u shpreh se kërkesa e tyre në këtë fazë ku është procesi zgjedhor, do të ndryshonte rregullat e lojës.

“Do të bëj një koment të shkurtër në lidhje me propozimet. Të gjithë votuesit, shqiptarët jashtë vendit do të votojnë pa paguar asgjë për të shprehur vullnetin e tyre. Ky është sukses i madh, por ajo që shoh unë si problem është kërkesa më e fundit opozitës që ndryshon thelbësisht rregullat e lojës, në këtë moment ky procesi zgjedhor është.

Në diskutimin që është bërë për ndryshimet në Kodin zgjedhor, opozita ka paraqitur një propozim interesat. Të dyja palët kanë rënë dakord që propozimet e opozitës që për votimin me pasaporta të huaja të vlerësohen nga komisionin rregullator i KQZ, e lidhur kjo edhe me ndryshimin e fundit të propozuar nga opozita, në pikën 4 neni 24, ku komisioni rregullator do të vendosë në mënyrë të paprecedentë nëse do të votohet ose jo nga shtetasit shqiptarë jashtë, me votim me 4 vota, votim i cilësuar, mua personalisht kjo më mban erë që s’dua t’i vë emërim.

Nëse do t’ia lëmë komisionit rregullator, për një fakt që ndryshon rregulla e lojës, do të jetë një arsye që votimi nga jashtë të bllokohet”, tha Makjo.

 

Lini një Përgjigje