TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 11:28

"Dolët të gjithë hajdutë, jep dorëheqjen"/ Justifikohet Rama: Dy ministra janë dënuar, ndërsa një tjetër në paraburgim

Shkruar nga Pamfleti

"Dolët të gjithë hajdutë, jep dorëheqjen"/

Kryeministri Rama, ka replikuar me një qytetar në rubrikën “Sy m’sy”, i cili komentoi duke i kërkuar të japë dorëheqjen pas arrestime nga SPAK. “Dolët të gjithë hajdutë, jep dorëheqjen”, tha komentuesi.

Kreu i qeverisë u shpreh se gjatë 12 viteve të tij në pushtet janë vetëm 2 ministra të dënuar, një ish-zv.kryeministër në arrati dhe një ministër në paraburgim.

“Dolën të gjithë hajdutë thua ti, por nuk janë kështu disa gjëra që duhet vërtet t’i sqarojmë. E para në 3 mandate unë kam pasur nga 60 ministra dhe deri më tani 2 ministra të mandatit të parë, yhy nuk mbahet mend, janë dënuar, një tjetër është në paraburgim që mund të ndiqej fare mirë në gjendje të lirë, por nuk është i dënuar dhe një tjetër, ish-zv.kryeministër që ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se ky rezultat, vjen nga vullneti i hekurt për të mos penguar drejtësinë.

“Nga njëra anë janë pasqyrë e një vullneti të hekurt politikë për të mos penguar drejtësinë të bëjë punën e saj të pavarur pa parë majtas e djathtas, e ji i bindur ti se pa këtë vullnet nuk ndodhte kurrë”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje