TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 11:16

Shkrirja e SPAK, reagon Rama: Nuk ke çfarë i bën o Sali, s'ke vota!

Shkruar nga Pamfleti
Shkrirja e SPAK, reagon Rama: Nuk ke çfarë i bën o Sali,
Rama, Berisha, Dumani

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për deklaratën e kreut të PD, Sali Berisha i cili tha se do të shkrijë SPAK, dhe do të burgosë prokurorët.

Sipas Ramës, Berisha nuk ka votat për të bërë "reforma" të tilla.

'Nuk ka çfarë t’i bëjë sepse nuk do të marrë votat në 11 Maj. Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh dhe thonë po më thatë votën do ta shkrijmë SPAK-un.

Por nuk kanë për të marrë votën dhe nuk kanë cfarë ti bëjnë SPAK-un. Drejtësia të bëjë punën e vet dhe ne nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi por ka ardhur koha për të ngritur standardet.” tha Rama.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar këtë të hënë shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Gjatë fjalës së tij për mbështetësit demokratë që ishin mbledhur para SPAK, Berisha u shpreh se ky institucion sipas tij është duke vepruar jashtë çdo kontrolli.

'Të njëjtin fat e bandat do të kenë prokurorët e lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Ndjej keqardhje që rrëmbehej nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli është institucion për t’u shuar me çdo kusht.

Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve special ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur. Si mund ti japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjen merre fund që këtu, kaq.', tha Berisha.

Lini një Përgjigje