Në seancën e sotme parlamentare ka pasur përplasje mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me votën e diapsorës.
Sekretari i i Përgjithshëm i PS Niko Peleshi ka akuzuar PD se po merret me një kompani marketingu që do ta bëjë të zezën të bardhë.
"Asnjë fjalë për diasporën, që do të thotë se vota e Diasporës për ju nuk është as shpëtim, as e rëndësishme. Keni gjetur vetëm një kompani marketingu. Një parti kaq e rëndësishme të mbështetet tërësisht në një kompani marketingu, që premton ta bëjë të zezën të bardhë. Nuk ka shpëtim që vjen nga qielli, Shqipëria e së nesërmes do të ndërtohet nga shqiptarët, ju sillni një kompani që nuk e njihte fare Shqipërinë, por do ta bëjë të zezën të bardhë", u shpreh Peleshi.
Sekretari i Përgjitshëm i PD Flamur Noka tha se më 11 maj dispora shqiptare do i kthejë reston PS-së.
"Për Diasporën kemi folur çdo ditë. Isha dje në Diasporë, e pe ti besoj? Nuk u mbylla në bodrum si ju, zërin e tyre po ju përcjell këtu. Tani po kthehet kundër Diaspora, nuk ju pret kush, se ajo Diasporë prej jush ka ikur. Ju nuk duhet ta përmendni fare, në 11 maja ata do ju kthejnë reston", tha Noka
Lini një Përgjigje