TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 13:40

SPAK lejon familjarët e Erion Veliajt ta vizitojnë në paraburgimin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

SPAK lejon familjarët e Erion Veliajt ta vizitojnë në

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka firmosur autorizimin dhe ka lejuar familjarët të vizitojnë kryebashkiakun e Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit.

Veliaj u arrestua të hënën e kaluar, ndërsa të mërkurën Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e policisë "Arrest me burg" ndaj tij. Ditën e nesërme u krye transferimi i tij nga blloku i sigurisë te "Mine Peza" në paraburgimin e Durrësit.

Ndërsa ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitjen". Gjithashtu, edhe ndaj 5 biznesmenëve, GJKKO la të gjitha masat e sigurimit, atë që "detyrim paraqitje".

 

Lini një Përgjigje