Protesta në Shqipëri vazhdojnë të kenë ende vëmendjen e mediave të huaja.
Gazetarja e CNN, Isa Soares ka ndjekur zhvillimet lidhur me protestat në vend, ku qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ajo ka ndarë në Insta Story pamjet nga një prej protestat që u mbajt më 13 qershor.Në postimin e saj, Soares ka postuar pamjet nga faqet shqiptare, ku shkruhet: “Sot më shumë se kurrë, të gjitha qytetet bashkë”.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama thotë se 14 protestat që janë zhvilluar deri tani në Tiranë kundër qeverisë, po prodhojnë efekte negative për turizimin në Shqipëri.
Në podkastin e tij "Flasim", kreu i qeverisë tha se operatorë të shumtë turistikë po ankohen për anulimin e rezervimeve nga të huajt gjatë 2 javëve të fundit. Gjithashtu, Rama deklaroi se protestat po dominohen dhe udhëhiqen nga një frymë fashiste dhe linçuese ndaj mendimit ndryshe.
Lini një Përgjigje