
Kryeministri Edi Rama ka regauar lidhur me deklaratën e Richard Grenëll për ish-kryeministrin Hashim Thaçi.
Në 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Grenëll tha se Thaçi duhet të ishte duke fetsuar në Prishtinë dhe jo në Hagë.
Rama ka mbështetur deklartën e Grenëll duke thënë: Sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë.
“Ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e madhe. Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë – jo prapa hekurave në Hagë”, ka shkruar në plaftormën X ish i dërguari i Donald Trumpit gjatë mandatit të parë për dialogun Kosovë-Serbi.
Grenell shton më tej se europianët kanë dështuar që të veprojnë kundër “kësaj padrejtësie në pesë vjetët e fundit”, e jo vetëm ata. “Edhe institucionet shtetërore të Kosovës, për shkak të politikës, kanë dështuar që të ndërmarrin veprime të domosdoshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, vazhdon mesazhi i tij.
Lini një Përgjigje