TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 14:59

"SPAK të hetojë apartamentet e Berishës në Holandë dhe Belgjikë", Petro Koçi: Sorosin në Shqipëri e solli Saliu

Shkruar nga Pamfleti

"SPAK të hetojë apartamentet e Berishës në Holandë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka shprehur shqetësim për hetimet që po kryhen ndaj shtëpisë së babait të Ajola Xoxës, duke e krahasuar këtë situatë me faktin se nuk po hetohen pasuritë e familjes Berisha në Holandë, Bruksel dhe Belgjikë.

Duke u ndalur tek akuzat e Sali Berishës se kryeministri Edi Rama bashkëpunon me Xhorxh Soros, Koçi theksoi se ishte vetë Berisha ai që e solli Soros-in në Shqipëri.

“Mua s’më duket normale që banesa e Arben Xoxës, ish-pedagog, të hetohet. Kjo duket si një pushkatim pas vdekjes, ndërsa janë harruar apartamentet e familjes që drejton opozitën në Holandë, Bruksel e Belgjikë. Këtë duhet ta bëjë drejtësia pa iu trembur syri nga askush”, tha Koçi.

Koçi gjithashtu shprehu mbështetje për institucionet e drejtësisë dhe SPAK-un.

“Kam qenë dhe jam një nga deputetët që ka mbështetur SPAK dhe institucionet e drejtësisë, të cilat e kanë thyer mitin e pandëshkueshmërisë. E pafalshme që në Kuvend deputetët kanë goditur oficerët dhe punonjësit e gardës, pa u marrë asnjë masë. Këto janë veprime penale që duhet të ndëshkohen. Ne e mbështesim SPAK dhe GJKKO, duke e paguar me lëkurën tonë, por duhet që integriteti moral i atyre institucioneve të mos vihet në dyshim”, u shpreh deputeti në Kuvend.

Lini një Përgjigje