
Një deklaratë e zv.Presidentit amerikan JD Vance gjatë samitit të sigurisë në Munih (Gjermani) po përdoret nga opozita në shqipëri në luftën e brendshme politike.
Pavarësisht se JD Vance në asnjë moment nuk ka përmendur Shqipërinë, por është interpretuar indirekt, kur tha “pushteti nuk mund të merret duke arrestuar kundërshtarët politik, apo duke censuruar mediat”.
Kjo frazë e JD Vance po përdoret gjerësisht nga opozita në Shqipëri, ndërsa sot nga salla e Kuvendit, Sali Berisha i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama, që të të vijë në Parlament dhe të miratohet një rezolutë në të cilën të dënohen aktet, të cilat ai i quajti si armiqësore ndaj shqiptarëve.
“Kreun e opozitës në Europë e ka arrestuar vetëm Edi Rama. Lukashenko jo, e ka jashtë vendit, nuk e ka në burg.
Iu tha se, armiku juaj i brendshëm është ai që ju mbyll mediat sociale, dhe rrjetin social Tik Tok ka vendosur ta mbyllë Edi Rama, sepse nuk duron dot kritikat, talljet, përqeshjet e të rinjve, e qytetarëve.
Në fjalën e tij historike, ju them unë ju, fjala më e rëndësishme që është mbajtur në këtë kontinent, pas asaj që ka mbajtur në portën e Brandenburgut, Ronald Reagan.
Ju tha, arrestoni gazetarët. Dy gazetarë i arrestoi para dy muajsh Edi Rama.
Tani, kam propozimin tim: Edi Rama të vijë urgjent në parlament dhe urgjent të miratohet këtu një rezolutë në të cilën të dënohen këto akte armiqësore ndaj shqiptarëve dhe demokracisë.
Zv.Presidenti JD Vance deklaroi se ky është rreziku më i madh i qytetarëve, ky është rreziku më i madh i qytetarëve të Shqipërisë. Po ky, është rrezik për të gjithë ata që aspirojnë dhe ëndërrojnë të jenë të lirë, dhe jo ata të cilët pasurohen në mënyrë të tmerrshme due vjedhur qytetarët shqiptarë.
Ndaj ju, duhet të ishit vetë ju, që të kërkonit një debat me urgjencë. Ky është vetëm njëri kapitull, natyrisht më dramatiku. Se ky ka të bëjë me sistemin, çfarë sistemi jemi. Jemi në sistem demokrat, apo jemi në sistem tiranie.
Dakord. Ky është propozimi, hidheni në votë dhe pastaj vazhdojmë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje