TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 16:58

Politika kthehet në kopsht zoologjik/ E etiketoi si ‘buf kënete”, Berisha e krahason Ramën me zogun “sqep këpucë”

Shkruar nga Pamfleti

Politika kthehet në kopsht zoologjik/ E etiketoi si ‘buf

Tani që po afrojnë zgjedhjet, politika duket se harron gjithçka dhe nuk ju bëjnë më përshtypje, fyerjet, akuzat, anatemimet.

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh po sulmon kreun e PD Sali Berisha, duke e cilësuar “buf kënete”. Madje sot nxori dhe një video. Por Berisha duket se ka vendosur të hakmerret. Ai duke folur në Kuvend e krahasoi Ramën me zogun ‘sqep këpucë’.

Ju e keni parë që Edi Rama është lëshuar në gjuhë shtazësh, shpendësh, kafshësh, unë gojën time nuk e çoj aty. Me tha një qytetar, më dërgoi një mesazh dixhital dhe një fotografi, me thotë: “Doktor thuju socialistëve të lexojmë pak për një shpend sqep këpucë, se atëherë do kuptojnë se çfarë po bën Edi Rama me ta”. Unë nuk e di se çfarë është ky shpend, hyni e Google shikojeni për çfarë është”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje