TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shkurt 2025, 15:58

Vota e diasporës, Peleshi: Votimi me dokumente të huaja, i takon KQZ të vendosë

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës, Peleshi: Votimi me dokumente të huaja, i takon KQZ

Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, duke folur në Kuvend për draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Peleshi sqaroi se në draftin që ka kaluar sot për votimin nuk përfshihet votimi i emigrantëve shqiptarë me karta të huaja, një kërkesë e ngritur nga opozita.

Nuk është pjesë e këtij drafti propozimi lidhur me karta të huaja. S’kemi asgjë kundër kësaj pjesë të diasporës, që është rreth 7-8%.

Këtu u ngritën pretendime të drejta nga kolegët e grupit parlamentar, lidhur me verifikueshmërinë e kartave të identitetit të një shtetit tjetër, databaset e një shteti tjetër që ne nuk i kemi.

Për të sqaruar edhe shqiptarët, nuk është pjesë e paketës së sotme.

Është një çështje që i takon KQZ, u bëj thirrje ta shikojnë me kujdes që mos të cenohet integriteti i një procesi, për herë të parë në histori po bëhet e mundur vota e diasporës”, tha Peleshi.

 

Lini një Përgjigje