
Vijon të jetë e tensionuar seanca parlamentare e ditës së sotme. Berisha është përplasur me Spiropalin duke bërë që të ndërpritet seanca. Ish-kryeministri pyeti kreun e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi për “ministrat që konsumojnë verëra dhe ushqime të shtrenjta”. Më pas Spiropali ja hoqi fjalën, por Berisha nuk largohej nga foltorja dhe seanca u ndërpre.
Peleshi: Shqipërisë i duhet kontributi i diasporës në zgjedhje, pasi është një e drejtë që na përket njëlloj – shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në diasporë. Ky është një borxh i kahershëm që duhet të shlyhet dhe shpresoi për mbështetjen e opozitës në këtë iniciativë. Ne ndërtojmë, ju shkatërroni! Kjo ka qenë dhe mbetet diferenca e madhe mes nesh dhe jush
Spiropali: A ka pyetje për projektligjin.
Berisha: A nuk jeni ju partia e njeriut që hap shishe 33600 euro?
Spiropali: Kjo nuk është pyetje që ka lidhje me projektligjin! Po keqpërdor pyetjen
Berisha: A nuk jeni ju partia e ministrave që porosisin biftekun një mijë euro…
Spiropali: Pyetjet duhet të jenë për projektligjin, mos ta bëjmë qesharake seancën.
Lini një Përgjigje