TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Nëntor 2023, 21:56

Këlliçi ironizon Veliajn: Kush ja preu 1 milion pemët babait të rrenës?

Shkruar nga Pamfleti

Këlliçi ironizon Veliajn: Kush ja preu 1 milion pemët babait

Ish deputeti i PD, Belind Këlliçi ka ironizuar kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj pasi ai pranoi se ka gënjyer për numrin e pemë që kishte mbjellë.

Këllici është shprehur se pema e miliontë ishte mashtrimi më i madh elektoral në 3 dekada.

“Kush ja preu 1 milion pemët babait të rrenës?

Pema e 1 miliontë ishte mashtrimi më i madh elektoral në 3 dekada

Tani kryebashkiaku do ju mbjellë dhe 1 milionë të tjera, madje pemë frutore.

Fruta falas për të tërë!”, shkruan Këlliçi në Facebook.

Kujtojmë se, Veliaj ka çelur sezonin e mbjelljes së pemëve. Ai nuk thotë më që po fillojmë projektin e pemës një milionë e një, pasi të njëmiliontën e ka inaguruar njëherë, por thotë se qytetarët duan 800 mijë, 900 mijë, 1 milion, çdo pemë është më mirë se sa të jemi tallës i së mirës publike.

 “Kemi mbërritur në një situatë kur, edhe ai cinizmi e skepticizmi i dikurshëm, ose gallata që bëhej me fushatat e mbjelljeve, ka kaluar. Së pari, sepse votuesit na kanë dhënë një mesazh shumë të qartë, ata duan më shumë – 800 mijë, 900 mijë, 1 milion, çdo pemë është më mirë se sa të jemi tallës i së mirës publike. Pra, secili mund të marrë një lopatë dhe të ndihmojë. Është fakt se sot kemi kaq shumë të rinj, që e konsiderojnë në modë përfshirjen në aktivitete të tilla. Janë të rinj që studiojnë në Universitetin Bujqësor, por edhe fëmijë që thonë do të mbjell një pemë për ditëlindje, për gjyshin, për çfarëdo lloj sebepi, ose thjesht për të shtuar oksigjenin", tha ai.

 

kellici erion veliaj mbjellje peme

Lini një Përgjigje