
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu u është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, duke shpërthyer në sulme e akuza ndaj ish-kryeministrit.
Berisha ishte sot në Lezha dhe e kërcënoi Ndreun, duke e paralajmëruar se nuk e ka të gjatë për shkak të lidhjeve me krimin. Por Ndreu ka reaguar duke mos u kursyer fare ndaj tij.
“Boll o shpifësirë se nuk pushove së nxjerrë hale nga goja! Njeri i shëmtuar, plak matuf pa din dhe iman! Spiun i sigurimit, lëpirës i pushtetit, shitës i shqiptarëve te serbët e ça të them më ty!
Ske për të pas asnjë shans ti e as ansambli i gojores së shthurur tëndes të më gjesh mua në asnjë krim asnjëherë, kurrë!
Batakçi që jeton ditën e fundit me shpresën e theqafjes së të tjerëve kur vetë je i zhytur deri në fyt! Je qenia më e neveritshme e këtij vendi. Do mbahesh mend përgjithmonë si gojëhalja më e përdale që ka pjellë kjo toke! Farë e keqe”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje