TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Nëntor 2023, 20:41

Lefter Maliqi: Kreshnik Hajdari duhet të ishte në burg, të linte mandatin menjëherë

Shkruar nga Pamfleti

Lefter Maliqi: Kreshnik Hajdari duhet të ishte në burg, të linte

Kandidati i PD në Kuçovë, Lefter Maliqi ka komentuar sot vendimin e KQZ për të mos i hequr mandatin kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, ndonëse ai ka fshehur një dënim në Greqi.

Ai tha se ligji i dekriminalizimit është i pakthyeshëm dhe duhet lënë automatikisht mandati, duke u dënuar minimalisht 6 muaj burg.

Hajdari duhet të thoshte se është dënuar për kalim të paligjshëm kufiri. Ai nuk e ka thënë këtë dhe për këtë duhet të lërë mandatin sikurse e ka lënë ky Kajmaku këtu apo ai i Shkodrës dhe Roshi. Ligji i dekriminalizimit është i pakthyeshëm dhe duhet lënë automatikisht mandat, duke u dënuar minimalisht 6 muaj burg.

SPAK jo vetëm që duhet ta kishte marrë të pandehur, por duhet të ishte në burg. SPAK deri tani është në heshtje. Me gjithë këto prova dhe fakte, vetëm pse është mafia dhe oligarkia, nuk vepron drejtësia. Çështjen do ta çoj në Strasburg”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje