TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Nëntor 2023, 21:15

Ambasada e SHBA goditje Berishës dhe atyre që i shkojnë pas: S'kemi ndryshuar qëndrim për “non gratat”, ata që e ndjekin të bëjnë kujdes!

Shkruar nga Pamfleti

Ambasada e SHBA goditje Berishës dhe atyre që i shkojnë pas:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për zhvillimet e fundit politike dhe ato në Parlamentin e Shqipërisë, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupimi i tij me në krye Gazment Bardhin ka shkaktuar prej disa javësh kaos dhe tensione në Kuvend.

Në një reagim për gazetën “SOT”, amerikanët i kanë dhënë një “shuplakë” të fortë Berishës, Bardhit dhe gjithë atyre që i shkojnë pas “non-gratës” se duhet ta mendojnë edhe një herë hapin që po hedhin dhe të kenë kujdes marrëdhëniet me të sanksionuarin nga SHBA.

Ambasada e SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me individët e shpallur ‘non-grata’ dhe nxisim te gjithë aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, ka deklaruar ambasada e SHBA.

Reagimi saj vjen pas atij të pak ditëve më parë te VOA, ku u kërkua dialog. Mesazh që shkonte dhe për mazhorancën. Por kryeministri Rama ka refuzuar të ulet në një tryezë me Berishën.

 

Lini një Përgjigje