TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Nëntor 2023, 20:50

Rasti "Beleri", Athina rikthen kërcënimet: U treguam të butë, Shqipëria i shpëtoi izolimit nga Perëndimi

Shkruar nga Pamfleti

Rasti "Beleri", Athina rikthen kërcënimet: U treguam të

Ministri grek Makis Voridis ka komentuar çështjen “Beleri”. Ai tha se ka dyshime të forta te pretendimet e palës shqiptare kur deklaron që nuk ndërhyn në drejtësinë e vendit.

Sipas tij, shteti shqiptar pretendon se nuk ndërhyn në drejtësinë e vendit dhe kjo ngre dyshime, pasi Beleri duhet të ishte lejuar të betohej si kryebashkiak.

Ministri grek shtoi se Shqipëria është një shtet totalitar, që në rrethana të tjera do të ishte izoluar plotësisht nga Perëndimi, megjithatë tha se vetë ai ka qenë në favor të një qasje më të butë ndaj situatës.

"Kur kemi shtete të tilla, çfarë bëjmë me to? I lëmë të shkojnë apo i ndalojmë?", tha ai.

Voridis ka komentuar edhe pjesëmarrjen e tij në asamblenë parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Stabilitet në Evropë.

"Unë isha për një qasje të butë. Mendova se nëse do të ishim krejtësisht apolitikë, këto vende do të ishin plotësisht të izoluara dhe përfundimisht Perëndimi nuk do të kishte asnjë ndikim në zhvillimin e institucioneve dhe demokracive të tyre. Kështu që unë doja të isha në një negociatë për një kohë", shtoi ministri grek.

Ai theksoi se shumë vende kanë ende regjime totalitare dhe shumë popuj vuajnë nga kjo situatë.

ministri grek makis voridis beleri

Lini një Përgjigje