Në seancën e sotme plenare në Kuvend u zhvillua një debat i tensionuar mes deputetes socialiste Ogerta Manastirliu dhe deputetes demokrate Ina Zhupa.
Manastirliu po fliste nga foltorja për çështjen e pagave të mësuesve të diplomuar para sistemit të Bolonjës, kur Zhupa ndërhyri nga vendi i saj.
Reagimi i Manastirliut ishte i drejtpërdrejtë: “Ke gjë personalisht me mua?”.
Pas përfundimit të fjalës, Zhupa kërkoi me ngulm të replikonte, por kërkesa iu refuzua nga nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu.
Deputetja demokrate insistoi për disa minuta, duke u ankuar se po shkelej rregullorja dhe se po i mohohej e drejta për të replikuar.
Lini një Përgjigje