TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2026, 14:58

Ndryshimi i çmimit të barnave, Braçe: Mos i mohoni aksesin në mjekin shtresave në nevojë

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimi i çmimit të barnave, Braçe: Mos i mohoni aksesin
Erion Braçe

Gjatë seancës parlamentare, deputeti socialist, Erion Braçe, ka ngritur si shqetësim ndryshimin e çmimit për barnat e rimbursueshme, denoncim i bërë edhe nga Urdhri i Farmacistëve. Braçe, i cili u shfaq kritik gjatë seancës, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, tha se lista e barnave të rimbursueshme është krijuar për shtresat në nevojë dhe për këtë arsye ai thekson se ndërtimi i kësaj liste është themelore.

Ai theksoi se ndryshimi i çmimeve pa njoftim, ka krijuar shqetësim të drejtpërdrejtë tek qytetarët duke sjellë si shembull shqetësimin nga Shoqata e Diabetit për insulinën. Reagimin deputeti socialist e bëri gjatë diskutimit mbi projektligjin e lëndëve psikotrope.

“Çmimi është një element që garanton ose mohon aksesin në mjekim, sidomos në shtresat në nevojë. Lista e barnave të rimbursueshme është krijuar për këto shtresa. Për këtë arsye mënyra sesi ndërtohet lista, sesi vendohen alternativat, janë themelore.

Shqetësimi është i dyfishtë, përmbysjen e alternativave dhe cmimet, të panegociuara dhe të panjoftuara, duke krijuar shqetësim te qytetari që duhet të përfitojë nga barnat e rimbursueshme që keni parasysh janë të përmujshme. Rasti i parë i shqetësimit nga shoqata e diabetit, e konkretisht insulina. Shqetësimi i tyre ka të bëjë pikërisht për këtë, përmbysjen e produktit. Nuk duhen goditur alternativat.

E dyta, barnat onkologjike, nga barnat prioritarë te alternativat. Të mos bëhet për klientelizëm, për të nxjerrë një nga tregu e për të futur një tjetër. E dyta ka të bëjë me barnat onkologjike. Lista ka shkuar 140 mln euro. Kaq është buxheti për listën sot. Kur bëjmë këtë gjë, doemos që përfituesi duhet të jetë i sëmuri dhe jo kompanitë”, tha Braçe.

brace kuvend barna

Lini një Përgjigje