Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta dhe akuza të ndërsjellta mes opozitës dhe mazhorancës.
Kreu i PD iu drejtua mazhorancës duke e cilësuar si "E keqja banale e vendit". Në përgjigje kreu i Grupit Parlamenatr të PS, Taulant Balla tha: Laje gojën kur te flasësh për ne.
Ndër të tjere socialisti i rikujtoi Berishës së është i akzuar për korrupsion, pastrim, paarsh dhe non grata nga SHBA.
Sakaq iu drejtua deputetes së PD-së, Jozefina Topalli duke i thënë: “Mos bëj sikur të shemb shpirti për të. E mban mend kur bashkëpunuam kundër Berishës në 2021?”
Balla: Kur t’i drejtohesh krahut këtej duhet ta lash mirë gojën, dhe ngrije kokën (Berishës). Laje mirë gojën sepse edhe për këto që thua, zotrote… je i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ej, për pastrim parash dhe korrupsion. Ne s’kemi thënë asgjë me shumë seç kanë thënë SHBA. Të kanë shpallur non grata, thuaj, po apo jo? Je i akuzuar për korrupsion dhe të vish të bësh të ndershmin, të flasësh në emrin e drejtësisë dhe të behësh emisari i drejtësisë që dy herë në muaj shkon në SPAK dhe merr në gojë prokurorin. Ben këtu dhe merresh me mua, që kam nderin jetës që të kam kallëzuar, ej Sali, ngrije kokën Sali, 100 herë të kthehem pas, të njëjtën gjë do bëj.
Ti Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirti për Berishën se në 2021 kemi bashkëpunuar kundër Berishës., këtë pjesë ma kurse pak. Ti na dole huq, mendonim se do merrje ndonjë votë në Shkodër. Por e di si dole? Si në diasporë. Historia në 20 vjet në parlament, këto rikthimet etua në politikë janë ‘s’ia ajo pas asaj’.
Sali laj gojën kur flet për PS, ta dha përgjigjen dhe do ta japë edhe ne 2029. Çohu dhe na shpjego mbledhjen djeshme, do merrni pjesë apo jo në komision.
Lini një Përgjigje