Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka drejtuar një pyetje për Partinë Demokratike, ku i pyet nëse do të bashkëpunojnë apo jo me Ramën.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri thotë se nuk mund të ulesh për të hartuar reforma me një kryeministër, i cili kërcënon me forcën e numrit të deputetëve dhe kartonëve.
“Dua të kuptojmë, do të bashkëpunohet apo jo me Ramën? Si mund të ulesh me Ramën kur Rama të kërcënon thotë kam numrat dhe nuk pyes me ty. Dhe i lutemi Ramën tani na prit në komision është e pamundur me këtë kryeministër ku ka këtë dhunë kartoni të negociosh dhe të bësh reforma të mëdha. Ai ju kërcënoi që ka numrat, ju i luteni tani Ramës. E pamë Reformën e Ramës në 2015 të pushtetit lokal dhe e pamë se çfarë ndodhi. Pushteti lokal është në gjendjen më të rëndë të mundshme”, tha Kapri.
Lini një Përgjigje