TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2026, 10:30

“I pyet për vezë të përgjigjen për bomba”, Braçe kritik me Tatimet: Nuk japin informacion prej 2 muajsh

Shkruar nga Pamfleti
“I pyet për vezë të përgjigjen për bomba”,
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe nuk ka kursyer kritikat në seancën plenare të së martës në drejtim të institucionit të Tatimeve.

Ndërsa evidentoi mungesën e transparencës sa i takon dhënies së informacionit, Braçe tha se kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga një kërkesë për informacion, ndërsa ende nuk ka marrë përgjigje.

“Kam kërkuar marrje informacioni. Ka institucione që nuk përgjigjen, ose i pyet për vezë e të përgjigjen për bomba.

Që në 20 nëntor kam kërkuar informacion dhe nuk përgjigjen se nuk i pëlqen pyetja, punë e madhe që si pëlqen, të kthejnë përgjigje”, tha ai.

 

kuvend brace tatime

Lini një Përgjigje