TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2026, 12:09

Berisha në Kuvend: Rama po kërcënon me mesazhe prokurorët e SPAK, Parlamenti po kryen grusht shteti

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në Kuvend: Rama po kërcënon me mesazhe prokurorët e
Sali Berisha

Kuvendi është përfshirë nga debatet dhe replikat, teksa kreu demokrat, Sali Berisha akuzoi mazhorancën socialiste, se po bllokon drejtësinë dhe gjyqtarët dhe prokurorët po kërcënohen me mesazhe nga Edi Rama.

Berisha u ndal në çështjen e imunitetit të zv.Kryeministres Belinda Balluku, por edhe në urdhër-arrestin për Ergys Agasin.

Kreu demokrat tha se ndërsa në rastin e Ballukut, socialistët po mbrojnë korrupsionin, duke mos pranuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, në rastin e Agasit, po kërcënohen me mesazhe dhe telefonata prokurorët dhe gjyqtarët.

Ky Parlament çdo sekondë, çdo minutë nxin për aktin antikushtetues, për shndërrimin e mandateve të krimit në mburojë të Ballukut, në parzmore të vjedhjeve së miliarda eurove taksa tuaja nga Ramaduro. Ky parlament kryen grushtin e shtetit duke hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Ballukut”, tha Berisha.

Për të ilustruar, sipas tij, mënyrën se si mazhoranca po mbron korrupsionin dhe po vepron vetëm si zbatuese urdhrash, Berisha solli një shembull nga filozofia, duke cituar mendimin e filozofes gjermane Hannah Arendt.

Sot dua t’ju sjell konstatimin e filozofes gjermane Hannah Arendt. Në vitet ’60, ajo ndoqi gjyqin e Eichmann-it, një nazist që kishte përcjellë miliona hebrenj drejt furrave të djegies. Pas ndjekjes së seancave gjyqësore, ajo arriti në përfundimin se kishte të bënte me ‘të keqen banale’.

Sipas saj, ai nuk ishte një përbindësh, por një automat që zbatonte urdhra. Kështu lindi doktrina e së keqes banale, e cila sot mishërohet tek ju, që në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin dhe shndërroheni në shtylla të një sistemi që u pi gjakun qytetarëve”, deklaroi Berisha.

Ndërkohë, në një moment në sallën e Kuvendit pati tensione, pasi deputetët e PD-së u ngritën te foltorja, ndërsa Garda u vendos në rresht si një “mur” mes ligjvënësve dhe rreshtit ku duhet të qëndrojnë anëtarët e Qeverisë.

Gjithçka ndodhi teksa Berisha kërkoi fjalën për procedurë, pas fjalimit që mbajti në Kuvend ministri i Shtetit, Toni Gogu.



berisha kuvend akuza

Lini një Përgjigje