TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2026, 12:31

Topalli i përgjigjet Ballës: S’të kam takuar kurrë, në 2021 kandidova kundër PD-së se ju kishit kapur Bashën

Shkruar nga Pamfleti

Topalli i përgjigjet Ballës: S’të kam takuar kurrë,

Deputetja demokrate Jozefina Topalli i ka kthyer përgjigje kreut të grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, pas deklaratës së këtij të fundit se në 2021 bashkëpunuan kundër Berishës, duke iu referuar partisë që themeloi Topalli.

Topalli hodhi poshtë faktin se mes saj dhe Ballës ka ndodhur një takim, ndërsa tha se në 2021-shin ka kandiduar kundër PD-së pasi socialistët kishin kapur Bashën.

"Është e njohur publike që në ’21-shin kam krijuar një lëvizje. Vura re se në krye të Partisë Demokratike ishte njëri që ju e kontrollonit, nuk të kam takuar kurrë në jetën time, por ke takuar Lulzim Bashën në mënyrë të fshehtë.

Prandaj mos u merr me mua. Koha më ka dhënë të drejtë dhe sot jam më krenare se kurrë. Të thuash të vërtetën kur të tjerët thonë të kundërtën.", tha ndër të tjera Topalli.

Lini një Përgjigje